LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesa kaplohet nga zjarri, macja hidhet nga dritarja e katit të pestë – bie në këmbët e saj

Ndërtesa kaplohet nga zjarri, macja hidhet nga dritarja e katit të pestë – bie në këmbët e saj

Një mace ka “mashtruar” vdekjen, duke arritur të bie në këmbët e saj nga kati i pestë i një ndërtese që ishte kapluar nga zjarri.

Është interesant se ajo largohet plotësisht e qetë pasi që bie në tokë, e pamjet e këtij momenti janë publikuar nga departamenti i zjarrfikësve në Chicago, ku shihet tymi i zi duke dalë nga dritaret e ndërtesës, transmeton Telegrafi.


Ishte stafi i zjarrfikësve të Chicagos që e kapën këtë moment, ku shihet macja e zezë duke kërcyer nga dritarja e katit të pestë të ndërtesës dhe bie në tokë në këmbët e saj, pa e pësuar as lëndimin më të vogël.

Ajo çfarë e bën kërcimin e saj më të veçantë është preciziteti, pasi derisa bie në tokë ajo për pak sa nuk përplaset për një muri që arrin ta shmang dhe të përfundojë në zonën e gjelbëruar. /Telegrafi/