LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë projektuesi legjendar i modës, Pierre Cardin

Ndërron jetë projektuesi legjendar i modës, Pierre Cardin
Foto: DW

Dizajneri i famshëm francez, Pierre Cardin, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare.

Familja e tij deklaroi se ai vdiq në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit.


‘Projektuesi francez i modës Pierre Cardin vdiq në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, të martën në moshën 98 vjeçe’, i tha familja e tij agjencisë së lajmeve AFP.

“Ishte një ditë e trishtë për gjithë familjen tonë. Pierre Cardin nuk është më me ne”, thuhet në deklaratën e tyre.

Por, kush ishte Pierre Cardin?

Ai ka lindur në vitin 1922 afër Venecias në Italinë Veriore, familja e tij emigroi në Francë kur ai ishte i vogël.

U rrit në qytetin industrial francez të Saint Etienne. Në moshën 17 vjeç u bë një nxënës i një rrobaqepësi në Vichy dhe tashmë ishte i specializuar në kostumet e grave.

Më pas u transferua në Paris, ku projektoi setet dhe kostumet magjepsëse për filmin “Beauty and the Beast”.

Pas një pune me Christian Dior, Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në 1950. Në dekadat në vijim ai ndërtoi edhe një perandori globale të biznesit.

Foto: DW

Cardin ishte projektori i parë që shiti koleksionet e rrobave në dyqane në fund të viteve 1950, dhe i pari që hyri në biznesin e licencimit të parfumeve, aksesorëve dhe madje edhe ushqimit – një nxitës kryesor i fitimit për shumë shtëpi të modës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori