Ndërron jetë gruaja që ishte aksidentuar muajin e kaluar në Fushë Kosovë


Ndërron jetë një grua ku më 05.06.2026 kishte pësuar një aksident në trafik dhe pas disa ditësh (të hënën) të njëjtës i është keqësuar gjendja dhe me autoambulancë e kanë dërguar në Emergjencë në QKUK-Prishtinë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.06.2026 në rrugën “Nënë Terezë”, në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë
“Rr. Nënë Terezë, Fushë Kosovë 05.06.2026 – 14:40. Sot me datë 13.07.2026 viktimës femër kosovare, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtën me autoambulancë e kanë sjellë në Emergjencë në QKUK-Prishtinë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport. /Telegrafi/





































