LAJMI I FUNDIT:

“Ndaloni dhimbjen, frikën, terrorin dhe ankthin” – Pele i dërgon një lutje Putinit duke i kërkuar t’i japë fund luftës në Ukrainë

“Ndaloni dhimbjen, frikën, terrorin dhe ankthin” – Pele i dërgon një lutje Putinit duke i kërkuar t’i japë fund luftës në Ukrainë

Legjenda e Brazilit, Pele, i ka bërë thirrje presidentit tw Rusisw, Vladimir Putinit, që t’i japë fund pushtimit të përgjakshëm rus të Ukrainës.

Ukraina mundi Skocinë të mërkurën për të bërë një hap para për një vend në Kupën e Botës “Katar 2022”, por pas vërshëllimës sw fundit mendimet u kthyen menjëherë te ata që luftonin në vijën e parë të frontit.


Dhe Pele, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, përdori profilin e tij nw Instagram për t’iu përgjëruar presidentit rus, Putin, të cilin ai e ka takuar më parë – për t’i dhënë fund vuajtjeve përpara ndeshjes.

Ukraina fiton testin e parë drejt Kampionatit Botëror, mposht Skocinë për tu takuar në finale me Uellsin
Lexo po ashtu Ukraina fiton testin e parë drejt Kampionatit Botëror, mposht Skocinë për tu takuar në finale me Uellsin

“Vladimir Putin. Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende e ka përfshirë vendin e tyre. Të konkurrosh për një vend në Kupën e Botës është tashmë një detyrë e vështirë – pothuajse e pamundur tani me kaq shumë jetë në rrezik”.

“Dua ta shfrytëzoj ndeshjen e sotme si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme”.

“Ky konflikt është i lig, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë tjetër veç dhimbje, frikë, terror dhe ankth. Nuk ka pse të zgjasë më gjatë”.

“Kur u takuam në të kaluarën dhe shkëmbenim buzëqeshje të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, nuk e mendoja kurrë se një ditë do të ishim aq të ndarë sa jemi tani”.

“Luftërat ekzistojnë vetëm për kombe të ndara dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit”.

“Kam jetuar tetë dekada, në të cilat kam parë luftëra dhe kam parë e dëgjuar gjuhën e urrejtjes, duke promovuar mizori në emër të sigurisë së kombit të tyre nga udhëheqës pa kurriz. Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe të evoluojmë”.

“Shumë kohë më parë i kam premtuar vetes se gjithmonë do ta ngre zërin për paqe. Fuqia për të ndaluar këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam tundur në Moskë, në takimin tonë të fundit më 2017. Pele”, ka shkruar Pele. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori