Drita rikthehet sonte (e enjte) në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Tre Fiorit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra gjilanase e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit pas fitores bindëse 4-1 në udhëtim, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm para përballjes së dytë.


Trajneri i ri i skuadrës Ardian Nuhiu është futur në fushë me sistemin 4-2-3-1, me Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Kristal Abazaj që udhëheqin fazën e sulmit.

Nga minuta e parë starton prurja e re William Beaten i cili në këtë sfidë do të ketë një rol më të avancuar.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku; Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj, Beaten; Balaj, Manaj, Abazaj

Tre Fiori: Nardi; Sirri, Rea, Sancisi; Mengucci, Giocondi, Benedettini, D’Addario; Bernardi; Prandelli, Ferri.

/Telegrafi/

telegrafi sport app