LAJMI I FUNDIT:

“Ndalon dhe flet me shqiptarët kudo që i sheh”, bashkëshorti i Rita Orës, Taika: Nëse doni të martoheni me një shqiptare, ju më mirë mësoni shqip

“Ndalon dhe flet me shqiptarët kudo që i sheh”, bashkëshorti i Rita Orës, Taika: Nëse doni të martoheni me një shqiptare, ju më mirë mësoni shqip
Foto: Taika Waititi/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka më shumë se një vit që është martuar me regjisorin e famshëm hollivudian, Taika Waititi.

Çifti ishin nikoqirë të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.


E teksa qëndruar për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta.

Foto: Taika Waititi/Instagram

Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisori Taika i ra në sy se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.

Si 'Barbie' me Kenin e saj, çifti Rita Ora dhe Taika shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit të veshur në ngjyrën rozë
Lexo po ashtu Si 'Barbie' me Kenin e saj, çifti Rita Ora dhe Taika shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit të veshur në ngjyrën rozë

“Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika bashkëshorten e tij.

Foto: Taika Waititi/Instagram

“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita.

E zhveshur në vaskë, Rita Ora paralajmëron këngën e saj të re
Lexo po ashtu E zhveshur në vaskë, Rita Ora paralajmëron këngën e saj të re

Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori zelandez pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e.

“Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.

Rita përndryshe ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një album të ri këtë vit, kënga e parë e të cilit “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Magazina
Kalo në kategori