Ndalohet një person, dyshohet për ngacmim dhe detyrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet D.B.
ipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’, sipas nenit 182, dhe ‘’Detyrimi’’, sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Bazuar në dyshimet fillestare, i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, për çka Prokuroria ka siguruar rova relevante që mbështesin këto dyshime.
Prokuroria thekson se ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media.
“Këto raportime janë bazuar në deklarata të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e vënies para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



















































