Ndalohen dy persona në Kaçanik, iu gjetën dru pa dokumentacion

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, nën dyshimin për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policorë gjatë një ndërhyrjeje në terren.
Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur sasi druri pa dokumentacion përkatës.
Zyrtarët e parkut nacional kanë nisur identifikimin e masës drusore.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago



















































