LAJMI I FUNDIT:

Ndalesa për lëvizje në pyje shkakton polemika mes Drejtorisë së Pyjeve dhe Bashkisë së Shkupit

Ndalesa për lëvizje në pyje shkakton polemika mes Drejtorisë së Pyjeve dhe Bashkisë së Shkupit

Ndalesa e qarkullimit të qytetarëve nëpër pyje dhe parqet e pyjeve kombëtare, ka shkaktuar paqartësi dhe përplasje mes pushtetit qendror dhe Bashkisë së Shkupit. Nga Drejtoria e Pyjeve Kombëtare thonë se vendimi i sjellë nga Ministria e Bujqësisë, vlen vetëm për pyjet që i menaxhon institucioni i tyre, ndërsa nga qyteti i Shkupit, thonë se janë të obliguar të respektojnë Ligjin për Pyje, derisa Drejtoria e Pyjeve Kombëtare nuk saktëson vendimin.

“Në kemi kërkuar ndalesë vetëm për territorin që mbulohen nga Pyjet Kombëtare. Që do të thotë se Parqet Kombëtare, si Parku Pyjor në Vodno dhe Parku Pyjor në Gazi Babë, nëse flasim për Shkupin, nuk janë pjesë e kërkesës tonë, sepse nuk kemi të drejtë Ligjore që ne të kërkojmë ndalesë për qarkullim në ata parqe”, u shpreh Valentin Gruevski, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Nga Bashkia e Shkupit, thonë se ndalesa për qarkullim në parqet pyjore të Shkupit do të vlejë derisa Drejtoria e Pyjeve Kombëtare nuk e sqaron vendimin.


“Për shkak të mos sqarimit të plotë të vendimit aktual për ndalesë për qarkullim në pyje, për të cilin sipas Ligjit për pyje ka të bëjë edhe për Parqet në pyje me të cilat menaxhon NP Parqet dhe Gjelbërimet, derisa nuk ka njoftim zyrtar nga organet dhe institucionet kompetente, qyteti i Shkupit do i respektojë dispozitat ligjore dhe do të veprojë sipas të njëjtave”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Me kërkesë të Drejtorisë së Pyjeve Kombëtare, Ministria e Bujqësisë solli vendim që prej sot nga ora 6 në mëngjes e deri në ora 20.00 qytetarëve i ndalohet të shëtisin nëpër pyje. Nëse shkelet ky vendim, atëherë qytetarët do të duhet të paguajnë gjoba nga 1500 deri në 2 000 euro.

Institucionet përkatëse thonë se vendimi u soll pas vlerësimeve se në këtë periudhë, shkaktohet ndezje e shumtë e zjarreve më të vogla në pyje, ku për çdo vit shkaktohen 30 ose 40 zjarre në muaj. Me këtë vendim, në pyje mund të qarkullojnë vetëm ata persona që do të marrin leje me shkresë në njësitë e Drejtorisë së Pyjeve Kombëtare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Lajme
Kalo në kategori