LAJMI I FUNDIT:

Ndal motoçikletën dhe fillon t’i qëllon me pushkë kalimtarët e rastit në qendër të Londrës (Video)

Ndal motoçikletën dhe fillon t’i qëllon me pushkë kalimtarët e rastit në qendër të Londrës (Video)

Ky është momenti kur një burrë që ishte në motoçikletë, fillon t’i qëllojë me pushkë një grup të rinjsh që po qëndronin në rrugë.

Në video shihet se si personi i armatosur ndal motoçikletën dhe fillon të shtie mbi kalimtarët e rastit, para një restoranti në Harlesden në pjesën veriore të Londrës.


Nga frika se mund ta pësojnë kalimtarët fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët, duke shpresuar se nuk do t’i godet ndonjë plumb.

Ndërkaq policia metropolitane ka konfirmuar se një mashkull dhe një femër rreth të 20-ve janë lënduar në këtë sulm.

“Deri më tani askush nuk është arrestuar, si dhe nuk dihen motivet që quan deri të shtënat në Londër”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë. /Telegrafi/