LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj

Ndahet nga jeta nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj

Në orët e mëngjesit të sotshëm ka ndërruar jetë veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari si dhe nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj.

Lajmin e bëri të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.


Lladrovci iu ka shpreh ngushëllime familjes Syla, si dhe ka shkruar se Drenasi dhe kombi ka mbetur me një atdhetar më pak.

“Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.

Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Nga sot, radhët e armatës së shtet ndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori