Është shuar në moshën 73-vjeçare Percy Sledge, këngëtari i cili u bë i famshëm për baladën “When a man loves a woman”

Ai gjeti vdekjen në shtëpinë e tij, në Luiziana të Shteteve të Bashkuara, pas një beteje të gjatë me kancerin, transmeton Telegrafi.


Sledge u bë i njohur në gjithë botën në moshën 37 vjeçare, në vitin 1966 me suksesin botëror “When a man loves a woman”.

Talenti i tij u zbulua nga një pacient, kur Percy punonte si infermier në spitalin Sheffield. Në vitin 2005, ai u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame. /Telegrafi/