LAJMI I FUNDIT:

Ndahen dhjetë bursa olimpike për dhjetë sportistë

Ndahen dhjetë bursa olimpike për dhjetë sportistë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë dhjetë bursa olimpike për dhjetë sportistë të Kosovës.

“Duke u bazuar në Rregulloren Nr. 03/2013 për ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paraolimpike, dhe pasi që Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka shqyrtuar të gjitha propozimet e federatave, si dhe bazuar në rezultate e sportistëve të Republikës së Kosovës të arritura gjatë vitit 2015 në vend dhe në arenën ndërkombëtare, janë përzgjedhur10 sportistët që do të përfitojnë Bursa për shpresat Olimpike të vitit 2016 në vlerë 150 eurosh në muaj për periudhën janar-dhjetor 2016”, thuhet në një komunikatë për media.


Këto bursa i jep MKRS-ja dhe janë në funksion të ndihmës së vazhdueshme për sportistë tanë, sidomos tani para Lojërave Olimpike që mbahen sivjet në Brazil dhe ku Kosova do të përfaqësohet për herë të parë.

Me këtë rast ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo përkrahje për shpresat olimpike, është përkrahje për të ardhmen e sportit të Kosovës dhe për ava ncimin e mëtejmë të tij në arenën ndërkombëtare.

Sportistët që kanë përfituar sivjet janë: Distria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks), Dardan Syla (mundje), Flaka Loxha (xhudo), Patriot Berami (boks), Valentin Sadiku (atletikë), Erudit Rysha (atletikë), Luan Haliti (çiklizmi), Blendon Luta (pingpong), Medina Surdulli (not, paraolimpike).

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori