Ndahen Charlize Theron dhe Sean Penn


Charlize Theron raportohet se ka prishur fejesën me Sean Penn dhe se dyshja po ecin rrugëve të ndryshme.
Ata filluan lidhjen e tyre në dhjetor të vitit 2013, pasi ishin miq për shumë vite, derisa planifikonin të martoheshin këtë verë.
Sipas një raporti të US Weekly, ka qenë aktorja 39-vjeçare ajo që i ka dhënë fund fejesës me aktorin 54 vjeçar, transmeton Telegrafi.
Dyshja u panë së bashku në muajin maj, kur ndoqën Festivalin e Filmit në Kanë ku Charlize promovoi edhe filmin e saj “Mad Max: Fury Road”.
Data e saktë e ndarjes së tyre nuk dihet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































