LAJMI I FUNDIT:

Ndahen bursa për nxënës të talentuar në Kriva Pallankë

Ndahen bursa për nxënës të talentuar në Kriva Pallankë

Komuna e Kriva Pallankës ka shpallur rezultatet nga procedura e zhvilluar për ndarjen e bursave gjatë vitit shkollor 2016/17, në mbështetje të talentëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani bursat janë ndarë nxënësve Angella Nikollovska, Joana Ilievska, Filip Dodevski, Tijana Sojanovska, Vesna Dejanovska dhe Tamara Micovska, të gjithë nga komuna e Kriva Pallankës.


Shuma e bursës arrin 3000 denarë për muaj ku do t’iu paguaj nxënësve 10 muaj gjatë gjithë vitit.

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë dhe studiojnë në shkollat dhe universitetet e Maqedonisë që janë nxënës dhe student të rregullt. Nxënësit duhet të kenë sukses mesatar prej 4.50, kurse studentët sukses mesatar prej 8.50./Telegrafi/