LAJMI I FUNDIT:

Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë

Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Në xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të FC. Ballkani, Nazmi Gripshi.


Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Synaj Keqi, Emin Sekiraqa, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit te skuadrës nga Suhareka, pasi në ndeshjen kundër Llapit kishte paraqitje briliante duke shënuar një eurogol dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitimit të tre pikëve të rëndësishme për ta marrë kreun e renditjes në Albi Mall Superliga.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani , e ndau Blerina Tmava, specialist e rrjeteve sociale në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori