LAJMI I FUNDIT:

Na’Vi dhe paiN e nisin me fitore në Play-Off të ESL Pro League CS:GO

Na’Vi dhe paiN e nisin me fitore në Play-Off të ESL Pro League CS:GO
(Foto: HLTV)

Na’Vi kanë mposhtur ekipin 00Nation, ndërsa paiN kanë befasuar ekipin Liquid në Play-Off të ESL Pro League.

PaiN kalojnë në raundin e dytë të Play-Off-it në ESL Pro League, pasi mposhtën ekipin Liquid me rezultat 2-0.


Felipe ‘skullz’ Medeiros ishte lojtari kryesor i ndeshjes me 42 eliminime, dhe vlerësimin nga HLTV 1.36.

Kjo humbje e ka eliminuar nga turneu ekipin Liquid, të cilët patën një paraqitje të lëkundshme gjatë turneut në Malta.

Në anën tjetër Na’Vi ka mposhtur ekipin brazilian 00Nation, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar këtë ndeshje ishte Ilya ‘Perfecto’ Zalutskiy me 56 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.19.

Tani paiN do të përballet me MOUZ në raundin e dytë të Play-Off, ndërsa Na’Vi do të takohet me Outsiders.

/Telegrafi/