LAJMI I FUNDIT:

Na’Vi dhe Heroic e nisin me fitore në turneun e CS:GO në Kopenhagë

Na’Vi dhe Heroic e nisin me fitore në turneun e CS:GO në Kopenhagë
(Foto: HLTV)

Turneu Blast Premier Fall Final ka filluar dhe ekipet favorite tashmë kanë fituar ndeshjet e tyre të para.

Në këtë turne tetë skuadra po garojnë për një grup çmimesh rreth 425.000 dollarë.


Përkundër befasive që ndodhën në turneun Major në Rio, kësaj radhe në Kopenhagë nuk pati befasi të hershme pasi të gjitha ekipet favorite kanë arritur të fitojnë ndeshjet e para.

FaZe pas një paraqitje të dobët në IEM Rio Major, ka arritur që ta mposhtë me lehtësi ekipin OG në dy mapa, 16-3 dhe 16-5.

Gjithashtu Heroic ka fituar në derbin ndaj NIP me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, në të parin pësuan humbje 16-13, në dy të fundit fituan me lehtësi 16-6 dhe 16-4.

Na’Vi fitoi ndaj ekipit brazilian Fluxo me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-14 në të parin dhe 16-7 në të dytin.

(Foto: HLTV)

Ndërsa ndeshja Liquid dhe G2 sapo ka filluar dhe është duke u zhvilluar mapi i parë.

Të gjitha ndeshjet po transmetohen në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori