LAJMI I FUNDIT:

Navalny mund të përfshihet në shkëmbimin e të burgosurve midis Perëndimit dhe Rusisë

Navalny mund të përfshihet në shkëmbimin e të burgosurve midis Perëndimit dhe Rusisë

Kritiku i Vladimir Putinit, Alexei Navalny mund të përfshihet në një shkëmbim shumëpalësh të të burgosurve midis Perëndimit dhe Rusisë, kanë thënë zyrtarët për The Wall Street Journal.

Në vitin 2021, lideri rus i bëri thirrje këshilltarit të lartë të sigurisë që të shikonte një shkëmbim të burgosurish për të liruar vrasësin Vadim Krasikov, i cili u shpall fajtor për vrasjen e disidentit çeçen Zelimkhan Khangoshvili në Gjermani në vitin 2019.

Gjykata gjeti se shtetasi rus ishte një oficer i shërbimit inteligjent të FSB-së të Rusisë dhe i ngarkuar me kryerjen e atentateve në tokë të huaj.

Pas vendimit fajtor të Krasikov, ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe Gjermania shpalli dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar”, shkruan skynews.

Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë

Megjithatë, lirimi i vrasësit është ngritur nga Kremlini në negociatat me zyrtarët perëndimorë në vitet e fundit.

Dhe tani, zyrtarët perëndimorë i kanë thënë gazetës amerikane se një marrëveshje shumëpalëshe për të shkëmbyer të burgosurit rusë në vendet perëndimore mund të ndodhë, kjo mund të përfshijë edhe Navalny.

Muajin e kaluar, Navalny u dënua nga një gjykatë me 19 vjet burgim pasi u shpall fajtor për akuzat për ekstremizëm në lidhje me aktivitetet e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK).

Ai tashmë po vuan një mandat nëntë vjeçar për një sërë akuzash që ai pretendon se janë të motivuara politikisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori