LAJMI I FUNDIT:

NATO në gjendje alarmi

NATO në gjendje alarmi

Për shkak të sinjaleve të alarmit vitin e kaluar, në NATO është rritur numri i fluturimeve si kurrë më parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. 780 fluturime të tilla kanë qenë të lidhura me aeroplanët rusë.

Aeroplanët luftarakë të NATO-s kanë kryer në vitin 2016 një numër të madh fluturimesh të shkaktuar nga sinjale alarmi si kurrë më parë që nga koha e Luftës së Ftohtë.


“Në vitin 2015 janë kryer vetëm 410 fluturime të tilla, gati sa gjysma e vitit që kaluar”, tha një zëdhënës i NATO-s në bazën ushtarake të aleancës, Ramshtajn. Në të ashtuquajturit fluturime alarmi, pilotët duhet të jenë brenda pak minutash në ajër me aeroplanët luftarakë, për të sqaruar përmes pamjeve, nëse ka rrezik nga një avion i caktuar që gjendet në fluturim. Në rast nevoje, avionë të tillë mund të ndalen me dhunë.

Rrallë ka pasur fluturime, që nuk kanë pasur të bëjnë me aeroplanët rusë. Prej rreth 870 misioneve të fluturimeve të alarmit, 780 prej tyre kanë pasur të bëjnë me avionë rusë, pjesë tjetër me aeroplanë të vendeve të tjera.

Arsyeja për rritjen e misioneve të alarmit është gjendja në Turqi dhe ndërhyrja ushtarake ruse në konfliktin e Sirisë.

Aviacioni ushtarak turk i kryen fluturimet e alarmit që nga viti i shkuar nën komandën e NATO-s, pas një incidenti të përgjakshëm në kufirin turko-sirian. Një aeroplan luftarak turk goditi atëherë një aeroplan rus, që me gjasë kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Në qarqet e NATO-s mendohet, se ky incident nuk do të kishte ndodhur, nëse aviacioni turk do të kishte qenë nën komandën e NATO-s.

Sipas të dhënave të NATO-s gjendja është qetësuar disi në Evropën Lindore, ku edhe Bundeswehri kryen fluturimet për mbikqyrjen e avionëve rusë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Lituanisë, numri i fluturimeve të gjendjes së alarmit ka rënë në 110 në vitin 2016, nga 150 fluturime në vitin 2015. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori