LAJMI I FUNDIT:

Natë e skuadrave vendase në NBA, Lakers nuk e mbajnë epërsinë e lartë dhe pësojnë humbjen e dytë

Natë e skuadrave vendase në NBA, Lakers nuk e mbajnë epërsinë e lartë dhe pësojnë humbjen e dytë

Natën e mbrëmshme janë luajtur tre ndeshjet e reja të ‘Play-Off’-it të NBA-së dhe sërish të gjitha fitoret i fituan vendësit.

Dramë e madhe u pa në duelin mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers, në të cilin Denveri fitoi pas një kthese të madhe me dy pikë diferencë101:99.


Lakers kryesuan gjatë tre çerekëve të parë, madje duke qenë edhe në 19 pikë diferencë 74:55, por në fund vendasit bën një rikthim fantastik.

Duke hyrë në minutën e fundit, Jamal Murray sjell edhe Nuggets (97:97) nga vija e gjuajtjeve të lira dhe në anën tjetër, LeBron James hakmerret për epërsinë e re të Lakers.

Në sulmin e radhës, Murray shënon sërish për kampionët dhe barazon, e më pas në 15 sekonda të mbetura, LeBron humbet një trepikësh të hapur.

Denverit iu dha një sulm i ri për të fituar dhe ai u mbyll në mënyrë fantastike me një goditje në gjysmë distanca nga Murray, i cili shënoi me tingujt e sirenës për fitoren e Denverit prej 101:99. Ishte epërsia e parë e Denverit në ndeshje, por mjaftoi për të fituar.

Nikola Jokic ishte lojtari më efikas i Denverit me 27 pikë, ai pati 20 kërcime dhe dhuroi 10 asistime. Murray e mbylli ndeshjen me 20 pikë, ndërsa Anthony Davis ishte më i miri për Lakers me 32 pikë dhe 11 kërcime.

LeBron shënoi 26 pikë, 12 asistime dhe 8 kërcime, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Në dy ndeshjet e mbetura festuan Cleveland Cavaliers dhe New York Knicks.

Cavaliers mundën Orlando Magic 96:86, ndërsa Knicks mundën Philadelphia 76ers 104:101. Të dyja skuadrat fituese tani kryesojnë 2:0 në serinë e raundit të parë të play-off-it, ashtu si Nuggets kundër Lakers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori