LAJMI I FUNDIT:

Naser Rugova: Unë dhe Teuta Rugova nuk jemi pjesë e pazareve, i qëndrojmë besnik LDK-së

Naser Rugova: Unë dhe Teuta Rugova nuk jemi pjesë e pazareve, i qëndrojmë besnik LDK-së

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, që është njëri nga 29 deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Kuvendin e Kosovës, ka mohuar zërat se ai dhe Teuta Rugova mund të jenë pjesë e pazareve politike, duke votuar kandidatin e koalicionit PAN për kryeministër.

Reagimi i Rugovës përmes një postimi në Facebook, vjen pas raportimeve në disa media se ai bashkë me Teuta Rugovën – të bijën e presidentit Ibrahim Rugova, do ta votojnë qeverinë e PAN-it.


“Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së”, ka shkruar Rugova, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Naser Rugovës:

“Të nderuar miq,

Struktura dhe anëtarsi e LDK-së,

Zonja dhe zotërinjë,

Pas konfirmimit zyrtar se unë Naser Ali Rugova dhe Teuta Ibrahim Rugova jemi zgjedhur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, menjëherë paska filluar gjuetia e shtrigave dhe pazaret për ne, në emër tonin dhe rreth neve pa na pyetur fare.

Në portalin Koha.net mes tjerash thuhej se sipas disa burimeve Teuta dhe Naser Rugova do të votojnë PAN-in! Kur të përmendet emri i dikuj për arsye të ndryshme në media dhe opinionin publik është bonton gazetaresk që të pyetet personi i cili potencohet në shkrim. E di se mediat në Kosovë janë në gjendje jo të lakmueshme dhe duan të bëjnë lajme ekskluzive, por jo edhe të spekulohet dhe të abuzohet në mënyrë jo profesionale dhe jo etike me emra të deputetëve të zgjedhur. Duhet të egzistoj një minimum kodeksi etik dhe korrektësie.

Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së.

Sot paradite kishim një takim shumë konstruktiv të Grupit Parlamentar të sapo konfirmuar me kryetarin dhe kryesinë e partisë dhe kemi koncensus të plotë si grup parlamentar dhe si subjekt politik me përvojë që jemi se nuk ka koalicion me PDK-në, do i presim limitet kohore kushtetuese dhe pastaj do të merren vendime koncensuale nga organet kompetente të legjitimuara nga struktura e LDK-së.

Na vjen keq që spekulimet do ju biejn në ujë. Vazhdojmë bashkë të vendosur.

Me respekt,

Dr. Naser Rugova” (sic.), ka shkruar Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori