Napoli refuzon 60 milionë për Higuainin

Edhe pse vetë argjentinasi ka kërkuar largim nga ‘Sao Paulo’, napolitanët kanë refuzuar edhe ofertën e parë të majme për Gonzalo Higuainin.
Sipas medieve italiane më saktësisht ‘calciomercato’, Arsenali ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Napolit për argjentinasin.
60 milionë euro ka qenë oferta e Arsenalit, por që është refuzuar nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.
Mbetet të shihet nëse ‘topçinjtë’, do të tentojnë me një ofertë të dytë për sulmuesin e rrezikshëm apo do të tërhiqen nga gara për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































