Napoli ka marr fitoren e pestë në Serie A, në po aq ndeshje, duke mposhtur Sampdorian me rezultat 4-1.

Të besuarit e Luciano Spalettit po shkatërrojnë çdo gjë që po u del përpara këtë sezon, duke u kthyer në lider të Serie A.


Napoli e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 10-të, me Victor Osimhen, që përfitoi nga një asistim i bukur i Lorenzo Insignes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 39-të, kur Fabian Ruiz, me një goditje të bukur nga distanca shënoi për 2-0.

Amir Rrahmani ka luajtur për 47 minuta, para se të goditej në kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtar që ngriti këmbën më shumë se sa duhet.

E  Mx4rUcAQ9JJO

Victor Osimhen shënoi në minutën e 50-të, golin e dytë personal për 3-0, duke hipotekuar fitoren.

Piotr Zielinski shënoi në minutën e 59-të për 4-0, gol që mbylli ndeshjen.

Napoli ka 15 pikë dhe është lider në Serie A, duket mbetur klubi i vetëm që ka 100 për qind të bilancit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
telegrafi sport app