LAJMI I FUNDIT:

Napoli bën gjithçka për ta mbajtur Hysajn

Napoli bën gjithçka për ta mbajtur Hysajn

Napoli ka nisur punën për sezonin e ardhshëm, duke menduar fillimisht për rinovimet e kontratave, me trajnerin Sarri në plan të parë, por edhe disa futbollistë kyçë.

Një prej tyre është edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili ka një kontratë modeste, por ka zhvilluar një sezon fantastik dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishëm evropianë.

Megjithatë, Napoli gjithnjë ka sqaruar se nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe këtë javë pritet takimi mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të Hysajt, për të diskutuar për rinovimin e kontratës, me një rritje të konsiderueshme page, siç i takon një lojtari që ka luajtur më shumë se 3000 minuta vetëm në Serinë A këtë sezon.


Vetëm portieri Pepe Reina ka luajtur më shumë minuta se 22-vjeçari shqiptar te Napoli, ndërkohë që ka edhe një rekord të veçantë që flet qartësisht për vlerën e futbollistit tonë.

Ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Evropës, Hysaj është lojtari më i ri që ka luajtur 37 ndeshje e lart si titullar në kampionat. /Telegrafi/