LAJMI I FUNDIT:

Napoli 1-2 Juventus: Notat e lojtarëve, Emre Can mbi të gjithë

Napoli 1-2 Juventus: Notat e lojtarëve, Emre Can mbi të gjithë
Festa te goli i Emre Can (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Juventusi arriti fitore ndaj Napolit me rezultat 1-2 në San Paolo në derbin e javës në Serie A.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Miralem Pjanic (28′) dhe Emre Can (39′), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoni Jose Callejon (61′).


Më i miri në këtë ndeshje ishte Can, i cili përveç golit arriti të bëjë edhe një paraqitje fantastike duke dominuar të gjithë në mesfushë.

Emre Can duke festuar golin me bashkëlojtarët (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë te Zonja e Vjetër u vlerësuan edhe Wojciech Szczesny, Federico Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërsa ata që dëshpëruan paska ishin Alex Sandro, Lenoardo Bonucci dhe Joao Cancelo.

Te vendasit më i miri ishte Lorenzo Insigne pavarësisht se humbi penalltinë, por vlejnë të theksohen edhe Piotr Zielinski, Fabian Ruiz dhe Callejon, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Napoli:

Juventus:

Në xhiron e ardhshme klubi me bazë në Torino luan ndaj Udineses, ndërsa Napoli kundër Sassuolos. /Telegrafi/