Poezi nga: Halil Matoshi
ia kam pa tmerrin tek i randonte n’çerpikë
kur shihte në TV gra të thyeme moshe
të ndjekuna armiku
që dikush i tërhiqte zvarrë mbi ndoj thes të dhintë apo ngrykë si fëmijë të ngrim’ acari, grumbulluq në ndoj karro me rrotë të shfryme… të mos flas kur ndjente vajtime mbi fëmijë e burra të grimë thike
nana s’bante as dh’et hapa pa u mbush’ frymë
në duart e policisë serbe kur rashë
dhe u bana gati për pushkatim çuditnisht qëndroi pa b’za
si ni statue p’ej dheu e shtangun
së cilës arkeologët ia marrin masat
dhe përmasat ia hamendin moshën pulsin rezistencën ndaj përplasjeve
dhe tundimet e tokës nanë
dhe munohen me ia gjet fillin e gjallesës
dhe me ia konstruktue ni vdekje tepër tragjike dhe me ia shkaktue ni dhimtë të madhe sa vrasja e djalit ni tmerr të pakufishem sa historia botnore me ia thur pastaj ni trill letrar
dhe me e ba ni dramë gjithkohësie
nga e thjeshta e heshtur nga ni nanë
e kam shikue beftë
dhe sall sytë i kanë leviz
sa për t’ma ba me dije se e kam lanë të gjallë
prit’m nanë kam dashtë me i thanë
dhe zani m’ka tradhtue…
e ndjej edhe tashti ajo m’thosh’
nuk kam me dekë pa ardh nga syrgjyni bir
jam qindpërqind i sigurt se ka dashtë me më thanë me dekë nuk kam po ia ka vu dorën gojës
mos ban sakrilegj
mos me i dal ofshamë
ajo u ba ni nanë fantastike dhe më priti
me ma pa ballin pa gjak duart me m’i shtrëngue pa zingjirë
u bana dhe unë ni djal durimtar dhe ia prita dekën e bardhë hijeshinë e qefinit
pashë sa le’t asht me e bajt nanën në supe
pesë djel të rritun… tek ndërrohet me bijtë e tyre
(aq e le’të ish nana dhe të duket sikur të dyja kambët po të sharrojnë në dhe – ndoshta asht krejt njajt sikur ajo ka bartur fëmijë në bark, veçse ti tashti ke mërzi ajo atohera asht e gzueme, ajo po bante jetën!?)
ma pa lirinë
ia pashë dekën…
në ni agim pranveruer maj men’
nanën t’veshun solemnisht
ajo po knon ajo nuk flen…
masanej shpejt, le’t pa za mendonte
gjithçka ra n’vend të vet si në ni skenë ku luhet balet
i bani rangt e sh’pisë nana
e ra me fjetë…
n’vjeshtën e vonë
në fund të fundit fluturoi naltë
si flutur veshun me t’bardha stine
Nana e Lumja
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!
Biznesi i filmave ... mbaroi!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
ARMIKU
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert