Radja Nainggolan është larguar nga futbolli italian pas 17 viteve qëndrim.

Mesfushori belg ishte transferuar tek të rinjtë e Piacenzas në vitin 2004 nga Berschot U19.

Që nga ajo kohë Nainggolan ka luajtur vetëm për Serie A me skuadra si Piacenza, Cagliari, Roma dhe Interi.

Por në moshën 33-vjeçare, Ninja ka vendosur të rikthehet në Belgjikë, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Royal Antwerpen.

Ninja u kërkua me ngulm nga Besiktas, por ai vendosi për tu rikthyer në Belgjikë dhe nuk deshi të luante për para.

Së paku kështu ka thënë vet lojtari veteran, duke deklaruar se ka shkuar për relaks në futbollin belg.

Reklama

“Po të kisha bërë një zgjedhje për para, do të kisha shkuar në Turqi”.

“Por në moshën 33-vjeçare, pasi kam luajtur në klube të mëdha, nuk kisha luajtur asnjëherë në Belgjikë”.

Reklama

“Është një motivim më shumë edhe që të më njohin këtu. Në Itali stresi po bëhej shumë i madh. Këtu ka ambicie, por edhe më shumë relaks”, deklaroi Nainggolan. /Telegrafi/