LAJMI I FUNDIT:

Naim Tërnava rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i Bashkësisë Islame

Naim Tërnava rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i Bashkësisë Islame

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka rizgjedhur myftiun Naim Tërnavën, kryetar të Bashkësisë Islame edhe për një mandat.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetari Tërnava u zgjodh me aklamacion për mandatin e ri në krye të këtij institucionit.


“Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar në mandatet e kaluara, teksa tha se prioritet në mandatin e ri është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i qytetarëve tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas Tërnavës ndër prioritetet kryesore është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i popullatës.

Ai në fjalën e tij po ashtu tha se ka për synim të ngrisë profesionalisht nëpunësit e BI-së, ruajtjen e besimtarëve nga ekstremizmi, sektarizmi dhe polarizimi i fesë e besimit.

“Myftiu Tërnava propozoi dhe më pas u miratuan nga Trupi Zgjedhor tetë anëtarët e Kryesisë: Burhan Hashani – Prishtinë, Shkëlzen Hoxha – Mitrovicë, Musli Arifaj – Pejë, Valon Myrta – Gjakovë, Orhan Bislimaj – Prizren, Sevdair Haxhiu – Ferizaj, Agim Hyseni – Gjilan, Sylejman Fejzullahu – Kosovë Lindore”, thuhet në postim. /Telegrafi/