LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann publikoi listën e parë si trajner i Gjermanisë: Lë jashtë katër yje

Nagelsmann publikoi listën e parë si trajner i Gjermanisë: Lë jashtë katër yje

Trajneri i ri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shpallur një listë me 26 lojtarë për miqësoret e mesit të tetorit kundër SHBA-së dhe Meksikës. Pas poshtërimit ndaj Japonisë (4-1) më 9 shtator, Gjermania u nda me trajnerin Hansi Flick. Drejtori sportiv i Federatës – Rudi Voller më pas udhëhoqi përkohësisht ekipin kundër Francës (2-1), përpara se Julian Nagelsmann të emërohej trajner më 22 shtator.

Ish-trajneri i Bayernit do të debutojë në stolin e ish-kampionëve të botës në miqësoret më 14 tetor në Hartford kundër Shteteve të Bashkuara dhe më 17 tetor në Filadelfia kundër Meksikës.


“Ne jemi një ekip i ri dhe duam të shohim sa më shumë lojtarë në ekipin kombëtar. Synimi ynë është të mësohemi sa më shpejt me njëri-tjetrin në kohën e shkurtër që kemi dhe të përpiqemi të zbatojmë përmbajtjen në pak. Pres që edhe në këtë kohë të shkurtër të shihni se si të gjithë duan të luajnë për DFB-në, se të gjithë duan të fitojnë”, ka thënë strategu gjerman.

Për listën e tij të parë, Nagelsmann vendosi të ftojë Mats Hummels, i cili për herë të fundit luajti për kombëtaren në qershor të vitit 2021 në humbjen ndaj Anglisë në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian.

“Mats është një lojtar me shumë përvojë dhe kjo është ajo që ne duam të shohim. Ai është i shkëlqyeshëm në ndërtimin e lojës, ai ka guximin për të luajtur, ndonjëherë ai rrezikon dhe ne do të kemi nevojë për këtë kundër skuadrave që mbrohen. Ai është gjithashtu i mirë në stërvitje dhe i kupton mirë taktikat”, shpejgoi Nagelsmann në një video të postuar në faqen e DFB.

Trajneri gjithashtu emëroi tre lojtarë të rinj, Robert Andrich nga Bayer 04 Leverkusen, Kevin Behrens nga Union Berlin dhe Chris Fuhrich nga Stuttgart. Ai la jashtë treshen e Borussia Dortmundit, Emre Can, Nico Schlotterbeck dhe Karim Adeyemi dhe u largua edhe Timo Werner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori