ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe rreth çështjes së diskutimit të koalicioneve në Këshillin e Përgjithshëm.

Ajo ka thënë se nuk ka votuar kundër koalicionit me AAK-në në Prishtinë, por vetëm ka kërkuar sqarim.


"Si anëtare e Këshillit të Përgjithshëm pyetja ime ishte se si do të vendoset në raport me Drejtorinë e Arsimit, si në Prishtinë ashtu edhe në Prizren. Përgjigjja edhe nga Ahmeti dhe Haskuka ishte se do të respektojnë programin e VV-së, dhe se në krye të drejtorisë së Arsimit do të jenë persona me një të kaluar të pastër", tha Nagavci. /Telegrafi/