LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Krimi mbi vajzat në vendin tonë është bërë e zakonshme

Nagavci: Krimi mbi vajzat në vendin tonë është bërë e zakonshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci u shpreh se rasti i viktimës së keqpërdorimit seksual nga Drenasi tregon se në çfarë niveli janë institucionet që i ka Kosova.

Se ngacmimet seksuale janë të pranishme shumë edhe në institucionet arsimore, Nagavci e forcon me një shembull të një nxënëse tjetër, e cila i kishte ndodhur sa ajo ishte në krye të arsimit në Prishtinë.


Ajo ka shtuar se për shkak të kriminaliteti që i kanë kapluar institucionet tona krimi mbi grat dhe vajzat është bërë i zakonshëm.

“Kur kemi pranuar ngacmimet, kam kuptuar ngacmimet që një mësimdhënës i ka bërë ndaj nxënëses po ashtu të shkollës fillore. Ne e kemi suspenduar menjëherë nuk e kemi bërë shumë publike këtë çështje sepse është obligim i joni që të kujdesemi për mirëqenien e vajzave dhe gjegjësisht viktimës dhe e kemi paraqitur rastin tek organet kompetente dhe në hetuesi, i kemi ndërprerë marrëdhënien e punës, kontratën e punës të rregullt këtij mësimdhënësi…Fatkeqësisht rastet janë të shumta e të shpeshta, ndryshe prej vendeve të tjera ku krimi ndodh nga kriminelët në plotë vende dhe në plotë raste, por janë institucionet ato që do të duhej të siguroheshin që kriminelët të marrin dënimin e merituar dhe jo që dhuna të vazhdonte në mënyrë institucionale”, ka thënë Nagavci.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.

Kjo seancë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori