LAJMI I FUNDIT:

Naftarët kundërshtojnë vendimin për dënimin e 14 kompanive, e quajnë arbitrar

Naftarët kundërshtojnë vendimin për dënimin e 14 kompanive, e quajnë arbitrar

Shoqata e Naftarëve të Kosovës ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar.

Autoriteti i Konkurrencës dënon 14 kompani me mbi 4 milionë euro për ngritje të çmimit të naftës
Lexo po ashtu Autoriteti i Konkurrencës dënon 14 kompani me mbi 4 milionë euro për ngritje të çmimit të naftës

Përmes një komunikate për media, shoqata ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.


Ndryshe sot në një konferencë për media Autoriteti Kosovar i Konkurrencës bëri të ditur se ka dënuar kompani në velrë prej 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro. /Telegrafi/