LAJMI I FUNDIT:

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Më herët sot u raportua se Nacho Fernandez nuk do të vazhdojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi, i cili kaloi mbi 20 vjet në klub, tani është gati të ndahet me klubin e jetës së tij.


Nacho trashëgoi shiritin e kapitenit nga Karim Benzema verën e kaluar dhe duket se dikush i ri do të duhet të marrë detyrën e kapitenit vitin e ardhshëm.

Kush do të jetë? Le të hedhim një vështrim në opsioneve që janë brenda Real Madridit aktual.

Luka Modric

Kroati ka qenë në klub për më shumë se një dekadë dhe është i pari në radhë për të marrë shiritin në krah. Megjithatë, ka një pengesë – ai mund të largohet nga Bernabeu gjithashtu gjatë verës.

Dani Carvajal

Një kandidat më i mundshëm, Carvajal ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe është i dyti në radhë siç qëndrojnë gjërat.

Toni Kroos

Sipas raportimeve të fundit, gjermani do të rinovojë kontratën me Los Blancos në verë dhe mund të marrë shiritin e kapitenit si bonus.

Lucas Vazquez

Ashtu si Modric, spanjolli ka vetëm dy muaj të mbetur nga kontrata e tij në Bernabeu, dhe e ardhmja e lojtarit në klub është ende e pasigurt. Por nëse qëndron, mund të trashëgojë edhe shiritin në krah.

Fede Valverde

Mesfushori është i vetmi titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe ka të ngjarë të vazhdojë të jetë i tillë.

Ndonëse shumë më i ri se të tjerët dhe pasi ka kaluar pak më shumë se pesë vjet me Los Blanocs, Fede ka ‘material kapiteni’ dhe këtë e ka treguar që nga dita e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori