LAJMI I FUNDIT:

Na bëri krenar me garimin në Formula 2, por potenciali i tij ka mbetur pezull – Lirim Zendeli kërkon ndihmën tonë

Na bëri krenar me garimin në Formula 2, por potenciali i tij ka mbetur pezull – Lirim Zendeli kërkon ndihmën tonë

Është shqiptari i vetëm që garon në sportin më të shpejtë në botë, por tani është koha që të dëshmojë se kur bëhemi bashkë, mund t’ia dalim. Lirim Zendelit aktualisht i është pezulluar ëndrra për t’u plasuar në Formula 1 për shkak mjeteve financiare.

Në një intervistë për Telegrafin, piloti i talentuar ka treguar në detaje se përse ka nevojë për ndihmë dhe se koha për të nuk premton shumë.

Aktualisht, Lirimi garon në Formula 2 dhe një ndihmë nga gjithë kombi shqiptar, mund të shpërblehet në të ardhmen me shumë nder dhe krenari për ne.

Më poshtë ua sjelli intervistën me Lirim Zendelin dhe situatën e tij aktuale se si mund të vazhdohet ëndrra e tij drejtë Formula 1:

Telegrafi: Jeni i vetmi shqiptar që ke arrit të garosh në Formula 2, si ndiheni për këtë sukses?

Lirim Zendeli: Është një ndjenjë e mirë, një ëndërr të jesh dikush i pari të shkosh përpara si një abasadorë le të themi, pasi ndihem krenar për vete dhe për të gjithë shqiptarët

Telegrafi: Lirim, ëndrra juaj aktualisht është pezulluar për shkak të mungesës së sponsorëve, sa ka qenë e vështirë me u ndal ne gjysmë të rrugës ose më mirë me thënë afër cakut, sepse nuk të duhet shumë për të kaluar në F1 (ku edhe është kulmi i këtij sporti)?

Lirim Zendeli: Është shumë e vështirë, pasi kemi kaluar shumë vite, shumë kohë, shumë punë, në këtë botën e formulave dhe të ndalesh shkaku i financave është një katastrofë, pasi talentin e kam treguar talentin që e kam. Jam i pari shqiptar që kam arritur këtu dhe kam vetëm një hap që të futem në Formula 1dhe mos ta rrëmbejë këtë shansin, nuk është mirë.

Telegrafi:  Juve ju nevojiten milionat për të vazhduar garën, na tregoni pse duhet me e sponsoru ose me e ndihmua Lirimin, cila është arsyeja?  Çka ju thua krejt atyre biznesmenëve që munden me të sponsoru?

Lirim Zendeli: Kjo është bota (e Formulas) ku shumë biznesmenë janë futur si sponsor,si investitorë, është një sport shumë special. E dimë se ka shumë investime, por ka shumë rikthime (fitime). Në qoftë se dikush dëshiron të shkruajë histori (në Formula) atëherë ky është shansi. Ne kemi pasur histori të tjera shumë më të mëdha, por edhe tani është shansi që të bëjmë gjëra të mëdha. Jam duke shpresuar që biznesmenët shqiptarë të më mbështesin.

Telegrafi: Kjo shumë që ty të duhet, për çka saktësisht të duhet, vetëm për bolidin apo edhe për ekipin – çfarë shpenzime tjera ke?

Lirim Zendeli: Është shumë e thjeshtë. Ekipi kërkon një buxhet. Ekipi i bënë të gjitha përgatitjet, pasi e ka detyrim që makina të jetë gati, të jetë i gjithë stafi gati për të garuar.

Telegrafi: Çfarë kritere duhet t’i plotësoni për të vazhduar garën, a keni kritere shtesë, apo te duhen vetëm parat për me vazhdua aty ku keni mbetur?

Lirim Zendeli: Kriteret janë financimet së pari. Normal se shpresoj që garojë në nivelet larta të Formula 2. Nëse kam mbështetje financiare, atëherë ne do të rikthehemi në Formula 2 dhe të vazhdojmë rrugën për në Formula 1. Do ishte e pikëllueshme nëse ndaloj në këtë nivel të garës.

Telegrafi: Deri kur është afati i fundit që ju mundeni me u rikthye në garë?

Lirim Zendeli: Sezoni starton në mars. Besoj që në mes të janarit ose në fund të janarit, të gjitha pozitat do të jenë të plotësuar. Nuk kanë mbetur edhe shumë javë për të biseduar me ekipin që të futemi diku dhe t’i fillojmë përgatitjet.

Telegrafi: Sezoni i ri pra fillon në mars, sa kohë të duhet për stërvitje/testime deri atëherë, nëse veç gjen zgjidhje?

Lirim Zendeli: Stërvitje/përgatitje, ne jemi gjithë kohën duke u përgatitur. Kur nuk jemi në makinë brenda, mendjen e kemi te garimi. Kur përfundon gara bëjmë analiza. Gjithë vitin jemi aktiv.

Telegrafi: Gjatë periudhës sa keni garuar në F2, a keni pas oferta nga ekipet tjera për me iu bashkua?

Lirim Zendeli: Ekipet ne Formula 2 e dinë se kush jam, kam pasur oferta si para dhe gjatë vitit, por ato nuk presin shumë mirë. Ne i dimë të gjithë garuesit se kush është pilot i mirë që ka shumë para, kush është pilot më i dobët, por ka shumë para dhe unë që njihem si një talent, por qakam pak para.

Telegrafi: Çka nëse nuk ia arrin qëllimit, çfarë mundësi të tjera keni?

Lirim Zendeli: Unë do vazhdoj, do mundohem të qëndrojë në botën e motosportit. Ka shumë rrugë, ka edhe disa rrugë që nuk janë shumë të larta. Para pesë vitesh kam pasur shansin që të garojë me Lamborghini dhe e kisha sigurua jetën, por ëndrra është shumë e madhe që të futem në Formula 1 dhe të bëhem i pari shqiptar që garoj aty.

Telegrafi: Sa lart mendon se mund të arrish në këtë sport?

Lirim Zendeli: Hap pas hapi, me një ekip të mirë, do e fitojë Formula 2. Është e mjaftueshme që të jesh një pilot i mirë, kur e shohin bolidet e mëdha talentin që keni, atëherë është më e lehtë të fitosh edhe kampionatin. I njoh të gjithë pilotët (në Formula 2), por e gjitha varet nga financat dhe çdo herë që keni më shumë teste dhe një makinë të mirë, unë e kam treguar vetën.

Telegrafi: Cili kish me qenë mesazhi juaj për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të ndihmojnë?

Lirim Zendeli: E shoh sa krenar jemi me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin edhe pse luajnë për Zvicrën, kur e bëjnë shqiponjën. Ata kanë arritur shumë lartë, por edhe ëndrra ime është që të arrij edhe më lartë. Mesazhi im për shqiptarët është që nëse arrij të futem në Forumla2,do të ishte një sukses edhe më i madh se në futboll e sporte të tjera.

Telegrafi: Sezonin e fundit me gjasë e keni parë. Ka qenë garë e ngushtë mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, cili e ka merituar fitoren dhe cili ishte më i mirë në këtë sezon sipas jush?

Lirim Zendeli: Të dy e kanë merituar fitoren. Tifozët e të dyve kanë preferencat e tyre. I gjithë sezoni ka qenë i mirë me Red Bullin që e ka pas makinën e fuqishme, por në fund ka mbetur mbrapa, Mercedesi më pas ka dalë përpara. Unë jam fans i Hamiltonin dhe besoj në Abu Dhabi e ka merituar fitoren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori