LAJMI I FUNDIT:

“Mytma Beatin” – emisioni më i ri që sjell promovimin e artistëve të rinj në muzikën rap

“Mytma Beatin” – emisioni më i ri që sjell promovimin e artistëve të rinj në muzikën rap

Një emision i ri i muzikës rap, pritet të fillojë nga kjo e shtunë në ekranet tona.

Bëhet fjalë për emisionin me titull “Mytma Beatin”, i cili do të fillojë transmetimin nga kjo e shtunë në kanalin zyrtar të emisionit në YouTube dhe në RTV Dukagjini.

Koncepti i këtij emisionit bazohet mbi riorganizimin e komunitetit, promovimin e artit dhe muzikës së rrugës, promovimin e artistëve të rinj, luftimin e stereotipeve sociale përmes artit, thyerjen e tabuve, promovimin e barazisë gjinore përmes inkurajimit të barabartë në pjesëmarrje të dy gjinive, përballjen e të rinjve me problemet aktuale dhe sfidat që iu paraqiten gjatë krijimit të artit të tyre, po ashtu edhe të krijojë një kulturë të re të konkurrimit dhe garimit përmes artit që e krijojnë.

“Mytma beatin!” është format i emisionit javor televiziv me tematikë sociale/argëtuese, me karakter konkurrues, i cili ka për qëllim identifikimin e artistëve të rinj dhe promovimin e tyre në tregun e shoubizit anë e kënd vendeve ku flitet dhe dëgjohet shqip. Ky projekt do të realizohet me angazhim, hulumtim dhe dedikim nga një ekipe profesionistësh, të cilët bashkarisht do të kontribuojnë në jetësimin e një kampanje urbane për të mirën dhe përkrahjen e artistëve të rinj.

Modeerimi i emisionit “Mytma beatin” do të performohet nga Ylber Kelmendi.

Ylberi është artis i rap-skenës muzikore të Kosovës. Është person mjaft karizamtik dhe po ashtu shumë i afërt me publikun. Personaliteti i tij mjaft i veçantë do përçojë pozitivitet dhe momente qesharake përgjatë moderimit, gjë që emisionin “Mytma Beatin” do e afrojë më afër me publikun.

View this post on Instagram

A post shared by MytmaBeatin (@mytmabeatin)

Pyetjet e tij direkte dhe ndonjëherë të “papërshtatshme” kundrejt artistëve do jenë mjaft intriguese për audiencën. Po ashtu, Ylberi si artist i rap-skenës që është, e njeh shumë mirë industrinë dhe problemet e artistëve të këtij zhanri muzikor që i hasin në krijimin e karrierës artistike.

Emisioni është i ndarë në katër rubrika:

-Rubrika e parë: Pjesa ku do të transmetohen dhe komentohen 15 videot më të mira të javës së kaluar që janë dërguar në Instagram.

-Rubrika e dytë: Pjesa kryesore e emisionit ku do të paraqitet storja, intervista dhe performanca e artistit apo grupit fitues (të javës), që është filmuar në lokacionin e tij/tyre. E gjithë performanca e këndimit është one-take.

-Rubrika e tretë: Pjesa “Fight for the mic” ku artisti/artistët fitues performojnë në stilin freestyle. Video do të jetë origjinale me të gjitha pengesat që iu paraqiten artistëve gjatë performancës.

-Rubrika e katërt: Shfaqja e “Bloopers”, ku do të paraqiten momentet më qesharake të videove të dërguara apo edhe momente interesante nga tereni.

Si të aplikoni për t’u bërë pjesë e “Mytma Beatin”?

Metoda e aplikimit në garën e talenteve të rinj do të bëhet në formë digjitale. Aplikuesit preferohen të jenë mbi moshën 18 vjeçare që të jenë pjesë e emisionit (për rastet e personave të mitur do të merret leje nga prindi/kujdestari i tyre paraprakisht për procedurat e mëtutjeshme).

Për t’u bërë pjesë e garës duhet vetëm qasje në aplikacionin e njohur Instagram. Emisioni është duke realizuar një filtër, me anë të cilit do të jetë e mundur qasja për pjesëmarrje në garë. Filtrat e Instagramit për momentin janë shumë popullorë dhe është shumë inovative dhe kreative për pjesëmarrje në garë. Filteri i cili është duke u krijuar do të jetë pjesë e pandashme e emisionit, e më pas do të bëhet pjesë kryesore e manovrimit në publik, duke u shndërruar në një lloj platforme për mbarëvajtjen e emisionit. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori