LAJMI I FUNDIT:

Mysafirja e parë dhe e fundit e Ellen DeGeneres, Aniston ka folur për martesën dhe shkurorëzimin me Brad Pitt

Mysafirja e parë dhe e fundit e Ellen DeGeneres, Aniston ka folur për martesën dhe shkurorëzimin me Brad Pitt
(Foto: Screenshot/YouTube/TheEllenShow)

Jennifer Aniston ka qenë mysafire në episodin e fundit të “The Ellen DeGeneres Show”, ku mes tjerash ka bërë shaka për një situatë mjaft të rëndë në jetën e saj personale.

Reklama

Ylli i “Friends”, e cila ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision kur u shfaq në vitin 2003, është ftuar plot 20 herë që atëherë dhe tani ajo dhe nikoqirja i kanë kthyer sytë pas në 19 vitet e fundit.

“Epo, u shkurorëzova dhe shkova në terapi”, ka deklaruar Aniston me shaka duke aluduar për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt.

Hamshori hollivudian derisa po xhironte filmin “Mr. & Mrs. Smith” nisi një lidhje dashurie me Angelina Jolie dhe pastaj u nda nga Jennifer.

Në urimin për ditëlindje, Aniston publikon fotografi duke u puthur në buzë me Ellen DeGeneres
Lexo po ashtu Në urimin për ditëlindje, Aniston publikon fotografi duke u puthur në buzë me Ellen DeGeneres

“Më pas bëra një film të quajtur ‘The Break-Up’ (‘Ndarja’). Isha buzë greminës, disi, por i thashë vetes se do të ktheja gjithçka në favor timin… Thashë: ‘Le të përfundojmë gjithçka dhe të fillojmë nga e para’ dhe funksionoi shkëlqyeshëm”, ka treguar 53-vjeçarja.

Aktorja më pas gjeti lumturinë krah Justin Theroux, nga i cili po ashtu u divorcua më vonë, por ende i konsideron të dyja martesat e saj “të suksesshme”.

“Kur arritëm në fund, bëmë zgjedhjen sepse donim të ishim të lumtur dhe lumturia nuk ekzistonte më në atë kombinim”, ka shpjeguar ajo.

Ndryshe, pas lajmit se Jennifer Lopez është pajtuar dhe ka rinisur një lidhje dashurie me ish-partnerin Ben Affleck, fansat e Aniston dhe Pitt janë duke kërkuar që një gjë e ngjashme t’u ndodhë atyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Më dhemb" - Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë

Magazina
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në Big Brother VIP Albania

Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

Magazina
Kalo në kategori