LAJMI I FUNDIT:

Muzika shqiptare në Koncertin e Vjenës: Rrugëtimi i një ëndrre të bukur (Video)

Muzika shqiptare në Koncertin e Vjenës: Rrugëtimi i një ëndrre të bukur (Video)

Tingujt shqiptarë pushtuan këtë vit Vjenën perandorake të Koncertit të madh të Vitit të Ri. Kabaja e famshme shqiptare, apo kënga e bukur e jugut, shoqëruan pamjet madhështore të kryeqytetit austriak, nën interpretimin e violinistit shqiptar Shkëlzen Doli dhe ansamblit të tij filarmonik, së bashku me mjeshtrin e klarinetës Hekuran Xhambali.

Televizioni austriak “ORF” dhe regjisori Feliks Breisach e ilustruan videon me muzikë shqiptare me pamjet e bulevardit më të famshëm të Vjenës, që këtë vit feston 150-vjetorin e inaugurimit të tij nga perandori Franc Jozef.

Top Channel ka marrë pjesë ekskluzivisht në këto xhirime të rralla, ku muzika jonë, muzika shqiptare, bëhet njësh me historinë e zemrës së Evropës.


“Në fillim kishim menduar ta fillonim me pjesën e Richard Straus dhe pjesa shqiptare ishte e katërta në radhë. Por, vendosëm ta ndryshojmë radhën dhe ta fillojmë me muzikën shqiptare, sepse ajo është kaq shpërthyese, ka kaq shumë atmosferë brenda saj, dhe zhvendosëm pjesën e Richard Strausit në vendin e dytë”, tha Rudi Heidelinder, redaktore e “ORF”.

Emisioni ekskluziv i kësaj të diele sjell të gjitha momentet e xhirimeve në Vjenë dhe zbulon rrugëtimin e kësaj ëndrre të bukur, që e afroi më shumë se kurrë kulturën shqiptare me një prej traditave më të vjetra evropiane.

“Ideja ime për të eksploruar muzikën shqipe ka qenë gjithmonë prezente. Gëzohem edhe më shumë, pasi m’u dha rasti që në Koncertin e Vitit të Ri, krahas muzikës klasike, të luaj edhe një pjesë shqiptare. Ne kemi aq shumë motive të bukura, sa që gjithë bota duhet t’i njohë”, tha Shkëlzen Doli.

“Shkëlzeni më ka paraqitur pak nga muzika shqiptare dhe është fantastike, diçka që ka një temperament të veçantë, një natyralitet dhe vërtetësi, por edhe ndjeshmëria është mbresëlënëse”, tha Andreas Grossbauer, drejtor i orkestrës së Filarmonisë së Vjenës.

Në trend Kultura

Më shumë
Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme

Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme

Kulture
Deri në shekullin XIX, malazezët nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

Deri në shekullin XIX, malazezët nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

Kulture
Arbërishtja, gjuhë në rrezik

Arbërishtja, gjuhë në rrezik

Kulture
Propaganda komuniste: Hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja e Enver Hoxhës

Propaganda komuniste: Hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja e Enver Hoxhës

Kulture
DIALOG I HAPUR

DIALOG I HAPUR

Poezi
MBAMENDJA

MBAMENDJA

Fjala+
Kalo në kategori