Mustafi: Nuk do dorëzohemi deri në fund

Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-1.
Në takimin që u zhvilluar në Old Trafford nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili i premtoi tifozëve se nuk do të dorëzohen deri në fund përkundër vështirësive.
“Takim i vështirë, por ju e dini se ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka shkruar Mustafi.
24-vjeçari ishte një nga më të mirët edhe në këtë takim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/11/2016

















































