LAJMI I FUNDIT:

Mustafi krenar me shpirtin e ekipit në barazimin ndaj Liverpoolit

Mustafi krenar me shpirtin e ekipit në barazimin ndaj Liverpoolit
Foto: Mustafi/Twitter

Shkodran Mustafi ka reaguar pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, e cila përfundoi me barazim.

Arsenali dhe Liverpooli barazuar me rezultat 1-1 në derbin e javës së 11-të në Ligën Premier.


Reds kaluan të parët në epërsi me anë të James Milner, por Arsenali arriti ta barazojë në minutat e fundit me Alexandre Lacazette.

Liverpoolit i mjafton barazimi ndaj Arsenalit për të marrë lidershipin në Ligën Premier
Lexo po ashtu Liverpoolit i mjafton barazimi ndaj Arsenalit për të marrë lidershipin në Ligën Premier

Barazimi i vonshëm ka gëzuar shumë mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Mustafin, i cili ka përdorur rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes.

Në postimin e tij, mbrojtësi nga Gostivari ka thënë se është krenar me bashkëlojtarët e tij që nuk u dorëzuan deri në fund.

Arsenal 1-1 Liverpool: Notat e lojtarëve, Mustafi më i miri te Topçinjtë
Lexo po ashtu Arsenal 1-1 Liverpool: Notat e lojtarëve, Mustafi më i miri te Topçinjtë

“Krenar me ekipin dhe shpirtin e treguar”.

“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”, ka shkruar Mustafi në Twitter.

Ndryshe, Mustafi ishte lojtari më i vlerësuar i Arsenalit në këtë takim pasi u vlerësua me notë 7.8. /Telegrafi/