Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafi, ka treguar se ekziston një vendim nga një organ joformal i Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.
Mustafi në një intervistë për Dukagjinin ka deklaruar se një kërkesë e tillë ka mbetur në përgjegjësinë e krerëve komunalë të Preshevës dhe Bujanocit.
“…mbetet në përgjegjësinë e krerëve komunalë të Preshevës dhe Bujanocit për të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale e themelimit në mundësinë e implementimit të masave reciproke”, ka thënë Mustafi.
Më tej, ai ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë mbi parimin e reciprocitetin dhe gjithë përfshirjes.
“Marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbi parimin fondamental të marrëdhënieve ndërkombëtare reciprocitetin dhe gjithë përfshirjes”, ka thënë Mustafi.
Intervista e plotë me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafi.
Sa jeni të kënaqur me kompetencat juaja edhe sa jeni duke arritur t’i adresoni kërkesat e komunitetit që përfaqësoni?
Këshillat Kombëtare të Pakicave nacionale edhe pse është derivat i Konventës kornizë për Drejtat e Pakicave, me ligjin përkatës nuk kanë kompetenca. Me plotësimin dhe ndryshimet ligjore nga 2018 ka vetëm autorizime publike për arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës dhe shkrimit të pakicës si dhe çështjet që janë me interes për pakicën përkatëse.
Këshilli Kombëtar Shqiptar po, ka adresuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe bashkërendim me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Pse komuniteti juaj nuk është duke kërkuar Asociacion sikurse komuniteti serb në Kosovë?
Ekziston një vendim i një organi jo formal, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për Asociacion. Megjithatë, mbetet në përgjegjësinë e krerëve komunal të Preshevës dhe Bujanocit për të ndërmarr veprimet e nevojshme procedurale e themelimit në mundësinë e implementimit të masave reciproke.
Cilat janë sugjerimet tuaj për shtetin e Kosovës?
Marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbi parimin fondamental të marrëdhënieve ndërkombëtare reciprocitetin dhe gjithë përfshirjes./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren