LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qeveria aktuale nuk ndërmori asnjë veprim për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike

Mustafa: Qeveria aktuale nuk ndërmori asnjë veprim për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ndërmori asnjë veprim për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike.

Mustafa gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se LDK-ja paralajmërimet për krizën energjetike i ka dhënë nga pranvera e vitit 2021.


“Në pranverë të vitit 2021 kur filluan të dalin dhe parashikimet e para që do të ketë krizë energjetike, e të cilat paralajmërime i dhanë dhe ekspertët, dhe ne si LDK duke dhënë edhe mundësi se si të dilet nga kjo krizë. Fatkeqësisht nuk ndodhi asnjëra, as nuk u ula TVSH-ja, asnjë bllok i KEK-ut nuk shkoi në remont…

Qeveria i injoroi të gjithë ekspertët vendor e ndërkombëtarë. Shpresuam që qeveria do të marr ndonjë veprim tjetër me ekspertët e saj, por nuk ndërmori asgjë. E gjithë Evropa po ballafaqohet me këtë krizë energjetike, por të gjithë kanë marr masa që të zbusin masat për qytetarët e saj, ndërsa Kosova nuk ka bërë asgjë. I vetmi veprim që kanë marr është shpallja e gjendjes emergjente”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu i shtroi edhe disa pyetje për Ministrinë e Energjisë, në lidhje me krizën energjetike në vend. /Telegrafi/