LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për takimin me Kurtin: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri

Mustafa për takimin me Kurtin: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për takimin që kishin së bashku me kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga LDK, Vjosa Osmani, si dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim janë diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes LDK-VV.


Ai ka shkruar se pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Të nderuar qytetarë

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së“, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/