LAJMI I FUNDIT:

Mustafa e Çollaku në Bruksel, presin datën për heqjen e vizave për kosovarët

Mustafa e Çollaku në Bruksel, presin datën për heqjen e vizave për kosovarët

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku po qëndrojnë në Bruksel kur pasdite do të takohen me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me Çollakun do të takohen edhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.


Burime brenda delegacionit kosovar i kanë thënë RTV Dukagjinit se ata po presin që të marrin rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave, rrjedhimisht edhe datën e heqjes së vizave për Kosovën.

Po të njëjtat burime brenda delegacionit kosovar thonë se Kosova do të ketë heqje të vizave me kusht se nuk do të ketë ikje masive të qytetarëve në drejtim të shteteve të BE-së.

Kushtin sipas burimeve e ka vendosur Gjermania, shtet që ka kërkuar që tash e tutje të bëhet edhe politikë e heqjes së vizave një kushtëzim i tillë.

Edhe ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets ditë më parë tha se shpreson që shumë shpejt të jetë në atë pozitë ku do të uroj kosovarët për liberalizimin e vizave pasi që e din se kjo është tema më e rëndësishme për Kosovën aktualisht.

“Shpresoj që të vij këtu së shpejti dhe të ju uroj edhe për liberalizimin e vizave sepse e di që është në mendjen e secilit dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën aktualisht”, ka thënë Viets.

Ditë më parë, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka ripërsëritur edhe një herë se liberalizimi i vizave për kosovarët duhet të ndodhë këtë vit, dhe se më askush nuk ka përse ta vonojë këtë proces.

Zyrtarë nga zyra e BE-së në Kosovë ditë më parë i kanë thënë Telegrafit se sapo të jenë përmbushur të gjitha standardet e mbetura, KE-ja do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori