Mustafa: Basketbolli kosovar do të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare

Me të përfunduar takimi, me ç’rast “Plisat” siguruan fitore të thellë, Mustafa përmes Facebookut është shprehur i lumtur që Kosova do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, transmeton ‘koha.net.
“Mbrëmje e bukur. KB Sigal Prishtina me lojën që bëri tregoi kapacitetin dhe talentin e vendit tonë për basketboll. Jam shumë i lumtur që këtë talent do ta shfaqim edhe në arenën evropiane dhe botërore pasi anëtarësimi në FIBA ka krijuar kushtet që Kosova të ketë të drejtë si çdo vend i botës të garojë fer”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































