LAJMI I FUNDIT:

Musliu reagon ndaj deklaratave të serbëve në Gazimestan: O shteti, o mileti duhet t’iu jap përgjigje

Musliu reagon ndaj deklaratave të serbëve në Gazimestan: O shteti, o mileti duhet t’iu jap përgjigje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratave të klerikëve fetarë serbë që i bënë të enjten në festën e Vidovdanit, që u mbajt në Gazimestan.

Musliu kritikoi institucionet vendore që nuk kanë reaguar ndaj deklaratave “Kosova është Serbi” e mbishkrimeve tjera nacionaliste, duke i quajtur të turpshme dhe të papranueshme.


Nga Gazimestani bëhet thirrje që të vdiset për Kosovën
Lexo po ashtu Nga Gazimestani bëhet thirrje që të vdiset për Kosovën

Ajo u bëri thirrje që këto deklarata të qytetarëve serb, të mos të kalohen në heshtje por tu jepet një përgjigje ose nga shteti ose nga populli i Kosovës.

“Provokimet e djeshme që bëri Serbia në mes të Kosovës në Gazimestan po provohet të kalohen në heshtje nga Institucionet tona shtetërore!!! Kjo është e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontroll kufitare, a kemi ne Shtet? A harruam ne që vetëm pak ditë më parë u maltretuan dhe u bastisën artistët tanë në kufi me Serbinë dhe nuk lejuan të kalojnë kufirin veprat e artit që përmbanin simbole kombëtare! A harruam ne që FIFA vetëm dy -tri ditë me parë dënoj djemtë tanë vetëm pse festuan duke bërë me duar Shqiponjën? Pse neve na ndrydhet e përdhoset identiteti ynë nga secili kudo e kurdo, ndërsa të tjerët lejohen të na vijnë te hunda me provokime të tilla??? Ky provokim nuk duhet të tejkalohet në heshtje! O SHTETI o MILETI duhet t’i jap përgjigje!”, ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook, Ganimete Musliu.

Ndryshe, një ditë më parë qytetarët serbë sikur çdo vit tjetër, në Gazimestan kanë festuar Vidovdanin, apo siç njihet ndryshe si “Beteja e Kosovës”, të cilën Serbia e kishte humbur përballë Perandorisë Osmane në vitin 1389.

Pjesëmarrësit në vendin ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve, kishin veshur bluza me mbishkrime nacionaliste, si, “Kosova është Serbi”, “Kosova e Metohija”, “Nuk e tradhtoj Kosovën”,  dhe parulla tjera me përmbajtje urrejtëse.

Po ashtu, qytetarët serbë,  të cilët ishin nga të gjitha pjesët e Kosovës, mbanin në duar flamuj të Serbisë, madje edhe të Greqisë. Ata këndonin edhe këngë kushtuar Vidovdanit dhe Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori