LAJMI I FUNDIT:

Muslija: Dhamë maksimumin, por në fund vlen vetëm rezultati

Muslija: Dhamë maksimumin, por në fund vlen vetëm rezultati

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija ka pranuar se dominimi në fushë nuk ishte i mjaftueshëm ndaj Bjellorusisë, pasi në fund vlen vetëm rezultati.

Dardanët i mbyllen eliminatoret e Euro 2024 me humbje 0-1 nga Bjellorusia duke bërë që ekipi përfaqësues të përfundoj në pozitën e pestë.


Pas humbjes ka folur mesfushori Muslija, i cili ka thënë se ekipi ka dhënë maksimumin, por në fund vlen rezultati.

Gliha mendon se Kosova e meritoi fitoren, për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh
Lexo po ashtu Gliha mendon se Kosova e meritoi fitoren, për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh

“Kemi dhënë maksimumin. Kontributi ishte aty. Kemi humbur 1:0 dhe po ndihemi shumë keq”, ka thënë fillimisht Muslija pas ndeshjes.

“Nuk besoj që kundërshtari ishte më i mirë se ne. Kundërshtari megjithatë shënoi e ne jo. Kjo është e rëndësishme në fund. Edhe unë kam pasur shumë raste dhe nuk kam realizuar. Në fund numërohet rezultati dhe ne humbëm 1-0”.

“Pak baza e ekipit është prishur, por kemi shumë lojtarë të mirë në Kombëtare. Të rinjtë kanë luajtur shumë mirë, kanë dhënë maksimumin”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/