LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se përdoruesit mujor të X-it (ish-Twitter) arrijnë një ‘rekord të ri’

Musk thotë se përdoruesit mujor të X-it (ish-Twitter) arrijnë një ‘rekord të ri’

Elon Musk të premten tha se përdoruesit mujor të platformës së rrjeteve sociale X, e që më parë njihej si Twitter, kanë arritur një “rekord të ri”, e gjithashtu shpërndau edhe një grafikë e cila shfaqte numrat e fundit, teksa shifra kalonte 540 milionë përdorues.

Postimi i Musk në X mbi shifrat e përdoruesve vije teksa kompania vazhdon të bëjë ndryshime organizative, dhe tenton që të risë fitimet nga reklamat të cilat kishin rënë muajin e kaluar.


Ky postim gjithashtu një nga më të fundit në një seri të komenteve nga udhëheqësit e X të cilët pretendojnë se platforma e tyre ka një tërheqje të madhe në përdorim, dhe kjo pasi që Meta Platforms me 5 korrik e lansoi një platformë rivale të quajtur Threads, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Sipas një deklarate të bërë para blerjes së X (Twitter) nga Musk në tetorin e 2022-shit, kjo platformë kishte 229 milionë përdorues mujor aktiv në majin e po atij viti, ndërsa në nëntor Musk kishte thënë se X kishte 259.4 milionë përdorues mujor aktiv.

Pas blerjes, Musk kishte bërë një numër të ndryshimeve në produkte dhe organizim. Kompania kishte lansuar shenjen blu të verifikimit si shërbim i paguar, dhe gjithashtu kishte filluar të ndajë një pjesë të fitimeve nga reklamat me krijuesit e përmbajtjes në këtë platformë.

Në majin e 2023-shit, Musk e emëroi Linda Yaccariono, ish-shefen e reklamimit të NBCUniversal si drejtoresh ekzekutive të X, duke sinjalizuar kështu që shitjet e hapësirave të reklamimit ishin një prioritet edhe pse platforma punonte drejt ngritjes së fitimit nga abonimet. /Telegrafi/