LAJMI I FUNDIT:

Musk: Puna nga shtëpia është “moralisht e gabuar”

Musk: Puna nga shtëpia është “moralisht e gabuar”

Miliarderi Elon Musk ka thënë në një intervistë të transmetuar në CNBC se puna nga distanca apo nga shtëpia si “moralisht të gabuar” dhe “budallallëk”, duke argumentuar se ishte e padrejtë për ata punëtorë që nuk mund të punojnë nga shtëpia.

Musk i cili ndaloi punën nga shtëpia në Twitter pasi e bleu kompaninë, asnjëherë nuk ka qëndruar i rezervuar për të ndarë mospërfilljen e tij për politikat e punës nga shtëpia.


Por në intervistë, ai argumentoi se puna në distancë ishte jo produktive.

“Unë besoj se shumë njerëz duhet të jenë më produktivë kur gjenden personalisht në vendin e punës”, tha ai për CNBC.

Musk gjithashtu vendosi një politikë strikte të kthimit në zyrë për punëtorët e Tesla-s në qershor të vitit 2022, duke i paralajmërua ata se do ta humbnin punën nëse nuk paraqiten personalisht.

Punëtorët do të nevojitej të shpenzonin 40 orë minimumi të javës në zyrë. /Telegrafi/