LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Paraqitja e Radojçiqit në veri nuk ishte mesazh për institucionet e Kosovës

Mushkolaj: Paraqitja e Radojçiqit në veri nuk ishte mesazh për institucionet e Kosovës

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se pretendimet që nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq udhëheq veriun nuk janë diçka e re por një udhëheqje e tillë, sipas tij, është e ndihmuar nga policët në veri të vendit të cilët janë të ndikuar nga strukturat serbe.

I ftuar në Debat Plus, Mushkolaj ka thënë se nuk mund të presim që policia në veri të veprojë kundër strukturave të cilat iu japin presion e privilegje.


“Ne e dimë kush janë shumica e pjesëtarëve të policisë në veri. Me marrëveshjet e Brukselit ata veç e kanë ndërrua uniformën e mbrojtjes territoriale, strukturave civile e rojave të urës. Nuk mund të presim nga njerëzit që kanë pasur privilegje ose presion prej këtyre strukturave për të vepruar kundër strukturave të njëjta”, ka thënë ai gjersa ka shtuar se ata “janë policë të Kosovës formalisht, mirëpo janë nën ndikimin e strukturave atje”.

Pasi ka bërë të qartë se mos marrja e ndonjë mase ndaj policëve të pretenduar si bashkëpunëtor të Radojçiq ndër të tjera Mushkolaj ka përmendur aksionin e sekuestrimit të kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në komunën e Shtërpcës përgjatë të cilit, reagimi i serbëve civilë ishte indiferentë.

Dardan Gashi: Qeveria Kurti mori katër veprime shumë të mira në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Dardan Gashi: Qeveria Kurti mori katër veprime shumë të mira në veri të Kosovës

“Thjeshtë thoshin policia e kryen punën e vet dhe kjo është në rregull”, ka thënë Mushkolaj gjë e cila sipas tij, tregon që strukturat civile serbe nuk janë të ndikuara si më parë.

Videon e Radojçiqit në veri të vendit, Mushkolaj e ka konsideruar edhe një mesazh më shumë për serbët lokalë sesa për institucionet e Kosovës.

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini thotë se një video e tillë është bërë edhe për të mobilizuar grupet e tjera të krimit të organizuar, prezentë në veri të Kosovës.

Veprimtaria e grupeve të tjera të krimit  të organizuar, sipas Istrefit, ka bërë që Radojçiq të ketë “një humbje territorial, një humbje të habitatit”.

Ndër të tjera,  ai nuk ka mohuar as ndërlidhjen e tij me grupin “Mjekrrat”

“Radojçiqi është shefi i një grupi kriminal të rrezikshëm në veri të Kosovës të njohur si ‘Mjekrrat’, persona që kanë të kaluar të vrazhdët kriminale në Serbi, janë arratisur nga ato zona dhe strehuar në veri”, ka thënë Istrefi sipas të cilit, ky grup ndihmon në vazhdimin e bizneseve të Radojçiq.

Para pak ditësh, Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, kishte “sfiduar” shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori